REL do të apelojë kundër gjobës në Gjykatën Supreme të Rusisë

Rusi | 03 Jan 2019 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Rusisë ka për të hedhur poshtë një gjobë prej 100 mijë rublash (1,440 dollarë), të vënë në muajn korrik, në bazë të një ligji kontrovers për “agjentët e huaj”.

Njoftimi vjen pas një vendimi më 13 dhjetor të Gjykatës së Qytetit të Moskës për të refuzuar apelin e Radios Evropa e Lirë.

Gjoba është vendosur pasi gjykata e qarkut ka konstatuar se Radio Evropa e Lirë ka dështuar të veprojë në përputhje me obligimet gjatë raportimit në Rusi.

Radio Evropa e Lirë dhe disa media të tjera janë shpallur “agjente të huaja” nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë në dhjetor të vitit 2017.

Radio Evropa e Lirë e ka paguar gjobën, por ka thënë se nuk ka qenë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e raportimit deri në afatin e 15 prillit, sepse Ministria e Drejtësisë, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk ka arritur t’i përcaktojë detajet e procedurës së raportimit në kohën e duhur.

Udhëzimet zyrtare të raportimit për entitetet juridike joruse, si Radio Evropa e Lirë, janë botuar më 16 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme