Reuters: Turistët italianë “pushtojnë” resortet e Shqipërisë

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Rritja e turizmit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare përfshirë edhe agjencinë britanike të lajmeve, Reuters.

Në një reportazh të gjatë agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters, i ka dhënë një vëmendje të veçantë turizmit në Shqipëri dhe sidomos jugut të vendit.

Ksamili, i cili tashmë është kurorëzuar si “Maldivet e Evropës” është ndalesa e tyre e parë.

Agjencia shkruan se bukuria dhe pastërtia e plazheve të Ksamilit e ka kthyer atë në një ndër më të preferuarit e turistëve të huaj dhe kryesishtë italianë, të cilët veç detit vlerësojnë edhe natyrën.

“Shqipëria është dicka speciale për mua. Pjesa më interesante është ajo e maleve, fshatrave që shfaqin bukuri mahnitëse. Deti është po aq i bukur, i ngjashëm me atë në Greqi dhe Itali.”

Plazhet e Sarandës, përfshirë edhe ato të Lukovës dhe Bunecit kanë thithur mijëra turistë.

“Është hera ime e parë këtu. Kam ardhur me miqtë dhe po kalojmë kohë të këndshme. Shqipëria është bërë trend këtë vit dhe erdhëm për ta parë si është.”

Sipas turopratorëve shumica e turistëve në këto plazhe janë të huaj.

“Aktualisht sot mund të themi që 80% mund të jenë të huaj dhe pjesa tjetër janë shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova.”

Shqipëria është kthyer në një trend për turistët e huaj, sepse ata kërkojnë të eksplorojnë vende të reja të pa njohura.

“Shqipëria është në Europë, por është shumë atipike për ta. Është një kulturë e fortë dhe ka disa peizazhe të bukura dhe gjithashtu një aspekt kulturor që njerëzit nuk e njohin, pra ata duan që ta zbulojnë sepse një turist francez apo nje turist gjerman kur shkojnë në Çeki apo Itali e dinë se çfarë të presin sa për Shqipërinë ata realisht nuk ja kanë idenë, dhe kjo është ajo që ju pëlqen. Gjithashtu është edhe një tokë e re që është me të vërtetë e panjohur, e cila ishte e bllokuar dhe e mbyllur për një kohë të gjatë dhe tani është e hapur për turizmin. Po lulëzon.”

Një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve është edhe qyteti i lashtë i Butrintit. Rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek ndodhet një nga qytetet më të lashta dhe sitet më të rëndësishme arkeologjike, që mbrohet nga UNESCO shkruan prestigjozja britanike, i cili thith mijëra turistë në vit.

“Është një mendim që na ka ardhur që para disa vitesh. Kemi dëgjuar për Shqipërinë plazhet e bukura, vendet historike dhe për çmimet e mira normalish, dhe këtë vit së bashku me një grup miqsh vendosëm që të vinim këtu.”

Agjencia britanike ka marrë në intervistë edhe minsitren e turizmit Mirela Kumbaro. Për Reuters, Kumbaro ka thënë se Shqipëria nuk synon rritja e numrit të turistëve, por cilësinë.

“Shqipëria nuk është në kërkim të shifrave të larta të turistëve….kërkojmë turistë cilësorë që të rrinë 5 netë…”

Sipas prestigjozes britanike turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë synim për Shqipërinë, pasi do t’i sjell rritje dhe zhvillim ekonomik vendit.

Të ngjashme