Rexhep Munishi nderohet me çmimin për vepër jetësore “Niketë Dardani”

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 14:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi (MKRS), i ka ndarë e çmimit kombëtarë për vepër jetësore “Niketë Dardani” etnomuzikologut Rexhep Munishit, raporton Ekonomia Online.

Ai para mysafirëve tha se ministria që udhëheq po ndjekë një praktikë që mundi i artistëve të njihet, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të vetëdijshëm që me këto çmime dhe këto pagesa nuk e shpaguajmë punën dhe mundin e madh të juaji. Ne po e ndjekim një praktikë të mirë të të gjitha fushave dhe besoj që sado pak mundin e tuaj të madh po e njohim kë kuptimin zyrtar si shtet”.

Gashi shtoi se artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të promovimit të shtetit tonë, duke i përgëzuar ata për çmimin dhe duke i falënderuar për kontributin e tyre

“Ne i kemi pasë edhe disa vendime për të cilat besoj që kanë kontribuar në punë e juaj. Artistët tanë janë ambasadorët më të mirë të promovimit të shtetit të Kosovës. Iu përgëzoj për këto çmime”, tha Gashi.

Fituesi i çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”, Rexhep Munishi, falënderoi ministrin Gashi për dorëzimin e çmimit të cilin ai e konsideroi si shumë të rëndësishëm.

Ai po ashtu falënderoi edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ata që e propozuan për këtë çmim dhe jurinë për vlerësimin e bërë.

“Për gjysmë shekulli sa kam qenë aktiv jam marrë me studime, me hulumtime dhe arsimin në fushën e etnomuzikologjisë. Jam përpjekur që trashëgiminë etnomuzikore shqiptare ta hulumtoj, evidentoj dhe ta studioj në mënyrë që ta afirmoj edhe në qarqe joshqiptare. Nuk thuhet kot se  gjuha dhe muzika janë segmentet identifikuese të një kombi”, u shpreh Munishi.  

Në emër të jurisë e cila ka qenë në përbërje të akad. Zeqirja Ballata, prof.ass. Baki Jashari-kompozitor dhe dirigjent dhe magj.

Dafina Zeqiri kompozitore, foli Zeqirja Ballata cili dha arsyetimet e jurisë për ndarjen e çmimeve dhe shpjegoi se përveç çmimeve fituesve iu ndanë edhe shpërblime financiare. 

Të ngjashme