Richard Grenell: Pati përplasje të pabesueshme mes palës kosovare dhe serbe për emrin e liqenit

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell ka dhënë detaje të tjera lidhur çështjen e vendosjes së Liqenit të Ujmanit, në takimin e Washingtonit mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Grenell zbulon se pati një përplasje të pabesueshme mes palës kosovare dhe asaj serbe, për emrin e liqenit të Ujmanit, njofton Klan Kosova.

”Ne donim me këtë liqe të krijonim vende pune dhe energji”.

”Departamenti ynë, tha që ne do ta dërgojmë ekipin tonë të fizibilitetit dhe të dyja palët e vlerësuan jashtëzakonshëm. Por lufta që pata midis dy palëve ishte për emrin e liqenit”.

”Njëra thoshte – ne e quajmë atë me emër serb, tjetra jo ne e quajmë atë emrin shqiptar të Kosovës”.

”Pra, ishte një luftë e pabesueshme për emrin liqenit, dhe kështu me shaka thashë se thjesht le të quhet pra Liqeni Trump, meqë nuk doja që ta zemëroja njërën palë apo tjetrën”.

”Dhe nga të dy palët thanë se ”unë jam dakord me Liqenin Trump, le të quhet ”Trump”.

Të ngjashme