Rikthehet shqetësimi në rajonin e Korçës, 10 lëkundje tërmeti në 12 orët e fundit

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Nga mbrëmja e djeshme mbi 10 lëkundje sizmike janë regjistruar në rajonin e Korçës.

Epiqendrat e lëkundjeve sizmike kanë qenë rreth 16 km në juglindje të qytetit.

Tërmetet kanë qenë me magnitudë nga 2.2 deri 3.7 të shkallës Rihter dhe nuk kanë sjellë dëme në njerëz apo materiale.

Edhe pse tek banorët ka një lloj paniku duke kujtuar se rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar.

Fshatrat më të prekur nga tërmeti ishin Floqi dhe Qafzezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme