Rita Ora: Të pasurit titullin ‘Ambasador Nderi i Kosovës’ ishte një nga momentet më të mira të jetës sime

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë (e shtunë) në kuadër të konferencës “Diaspora Flet 2020” në përmbyllje të saj e ftuar ishte këngëtarja Rita Ora në një bashkëbisedim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Të njëjtit kanë diskutuar për shumë gjëra, nisur nga pandemia në Tiranë e Londër, e po ashtu për karrierën e yllit shqiptar si dhe të arriturat gjatë kësaj kohe.

Rita gjithashtu ka folur për rrënjët dhe origjinën e saj, ushqimet tradicionale shqiptare si dhe thekson se çdo gjë që ka bërë në jetë vjen nga familja dhe mënyra se si është rritur.

Foto: Instagram

Erion Veliaj: Je një nga yjet e botës, ndodh që je shqiptare dhe të gjithë janë krenarë për këtë. Çfarë do të thotë të jesh mega yll?.

Rita Ora: “Para se gjithash, të jesh një grua shqiptare në një industry kaq të çmendur, të dominuar nga burrat, e cila është në të vërtetë e tillë ka të bëjë me vendosmërinë, etkën e punës, besimin në vetvete, por për mua që kam parë prindërit e mi të punojnë shumë bazohet në sa shumë dëshiron të bësh diçka, dhe me të vërtetë besoj se udhëtimi drejt suksesit është familja që keni përreth jush dhe të jesh nga vendi nga unë vij dhe ku të gjithë i kanë syt nga ti, kupton që familja është gjithçka dhe unë ndihem shumë e vendosur që gjithmonë ta nxis veten time, kufijtë e mi duke u përpjekur të jem një grua biznesi, në kuptimin që unë mund të rritem dhe të frymëzoj vajzat e tjera që janë duke e parë këtë intervistë tani që janë për momentin në shtëpi, në dhomën e ndenjes, të trishtuara, që ndihen të bllokuara e që ndoshta nuk mund të dalin jashtë dhe që ndihen sit ë mbërthyera, edhe unë isha ajo lloj vajze dhe të mendosh që po jetoj akoma në të 20-tat e mia, për pak ditë bëj 30, unë fillova shumë e re dhe të kisha mbështetjen nga vendi im dhe nga komuniteti shqiptar, roli që ka luajtur për mua është i papërshkrueshëm dhe nuk kam asnjë fjalë për të përshkruar rëndësinë e rolit të atij komuniteti për të më mbështetur vërtet në udhëtimin tim të çmendur”.

Erion Veliaj: Ndërkohë që tip o flet për këtë udhëtim të çmendur, prej dekadash, jam kurioz të di, si është dita jote? Çfarë bën Rita në një ditë tipike?

Rita Ora: “Mendimi im i parë kur zgjohem mund të tingëllojë çuditshëm por unë meditoj, nuk e prek telefonin për rreth 30 minuta deri në 1 orë. Disa njerëz sapo zgjohen prekin telefonin, por është shumë e rëndësishme që në këtë pandemi të kujdesemi për shëndetin mendor. Nuk kam qenë kurrë më e përgjegjshme për shëndetin mendor sesa që kur filloi kjo pandemi. Përpiqem të meditoj e qetësohem për 30 minuta, pastaj ngrihem. Mëngjesi është i preferuari im. E dua mëngjesin ngaqë mamaja ime gjithmonë ka gatuar mëngjese shumë të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë, speca me djathë, vezë në hajvar dhe nuk e di nëse e them gabim, gjithashtu llokumet që i bën mamaja me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është i shëndetshëm,por shumë i shijshëm dhe më pas vazhdoj me gjërat e tjera.

Erion Veliaj: Një pyetje që shumë njerëz bëjnë: Si e menaxhon famën dhe popullaritetin, sepse disa njerëz i merr për keq, bëhen arrogantë, ndërsa njerëz si ty e përdorin famën si një vegël, për të bërë mirë, si e përballon gjithë famën?

Rita Ora: “Njerëzit ma bëjnë gjithmonë këtë pyetje dhe për dikë që ka qenë në këtë industry për më shumë se 10 vjet kam kuptuar që jetëgjatësia e karrierës është vërtetë e bazuar në sjelljen dhe respektin që iu tregon të tjerëve, për mua, duhet t’i trajtosh njerëzit që punojnë për ty, apo njerëzit që ti dëshiron që të angazhohesh me të njëjtin respekt që ti do të trajtohesh, ndaj mendoj që me këtë vjen disiplina, por vlen gjithashtu edhe fakti që duhet të jesh emocionalisht i fortë për të kuptuar se nuk do të marrësh gjithmonë po pop o, sepse jeta nuk është kështu, nganjëherë gjërat nuk funksionojnë. Ndjej që kisha shumë për të dhënë si femër, por edhe si një femër e ardhur nga një kulturë me origjinë shqiptare për të pasur mundësinë për t’u bërë shumë e fortë sepse ne e meritojmë këtë mënyrë të vlerësimit nga gra të tjera, për të qenë inspirim për komunitetin dhe të rinjtë, por jo vetëm pë rata por edhe për gratë në përgjithësi, për meshkujt dhe për këdo tjetër. Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasador Nderi i Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime, sepse jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme