Rita Ora vazhdon të shfaqet plot stil rrugëve të Hollywoodit

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ajo kohët e fundit tejkaloi shifrën prej pesë miliardë dëgjimesh në platformën Spotify.

Dhe Rita Ora tregoi një figurë tipike me stil të hënën, teksa shijoi një mbrëmje në Craig në Hollywoodin perëndimor, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçe, siguroi që të gjithë sytë të ishin tek ajo ndërsa vishte një xhaketë sportive me frymë retro-frymëzuese ngjyrë bezhë me një palë pantallona.

Rita ngushtoi belin e saj me një rrip të zi, ndërsa ajo veshi një bluzë të zezë me dantellë me një qafë të thellë.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” kishte veshur një palë taka të zeza ndërsa gjithashtu mbante në qafë një gjerdan argjendi.

Duke lënë që flokët e saj bjonde të binin të lira nëpër shpatulla, Rita përfundoi pamjen e saj me një grim të lehtë në fytyrën e saj.

Më herët gjatë ditës, Rita zgjodhi një pamje më të thjeshtë ndërsa u fotografua duke u nisur për në një studio incizimi në Hollywood.

Ylli i hitit “Let You Love Me” kishte veshur një xhaketë sportive me shumë ngjyra dhe një palë pantallona të shkurtra.

Rita gjithashtu mbante një palë pantallona bezhë të hapura dhe syze dielli të bardha ndërsa shijonte një shëtitje në diell.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita dhe Jennifer Lopez thuhet se zhvilluan bisedime ‘sekrete’ për të diskutuar ‘bashkëpunimet e ardhshme të muzikës dhe filmit’.

Interpretueset e hiteve thuhet se janë mbledhur së bashku në Los Angeles për të shprehur ‘atë që ato mund të bëjnë së bashku’ dhe ‘asgjë nuk ishte jashtë kufijve’, sipas The Sun.

Rita kohët e fundit zbarkoi në Kaliforni pas qëndrimit të saj disa mujor në Australi, ku po xhironte sezonin e ri të “The Voice” atje, ndërsa Jennifer, 51 vjeçe, u kthye përsëri në The City Of Angels pasi përfundoi një xhirim të një klipi në Miami këtë javë. 

Të ngjashme