Ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK dhe KESKO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Rizvanolli në një videomesazh të publikuar në Facebook ka thënë se Qeveria e Kosovës mirëpret këtë marrëveshje.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO e cila do të mundësoi që sipas raportit konsultativ të ZRrE-së të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.
Rizvanolli poashtu ka thënë se falënderon të gjitha palët që janë angazhuar që sivjet investimet në KEK të vazhdojnë në të dy termocentralet “për të rritur prodhimin e tyre dhe jetëgjatësinë, ndërkohë që ruhet përballushmëria e çmimeve për qytetarët dhe bizneset tona”.