Robinson thotë se policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri, duhet të kthehen

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se është me rëndësi që policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri, duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.

“Fillimisht mendojmë se është me rëndësi për të gjitha institucionet qofshin ato të drejtësisë, korrektuese apo policia e gjykatat, konsiderojmë që është me rëndësi që ato të jenë të qasshme për të gjithë kosovarët andaj është me rëndësi që ata policë të kthehen. Është me rëndësi që ata gjykatës të kthehen në sistem. Kjo ka rëndësi edhe për shkak të integrimeve euro-atlantike por akoma më e rëndësishme për çdo qytetar që të dinë se janë të përfaqësuar në ato institucione, për të krijuar demokraci më të mirë, më të sigurt, më transparente”, tha Robinson.

Thirrjet për kthimin e serbëve ne institucione kanë bërë edhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

Kosova e Veriut u integrua në sistemin e Kosovës pas vitit 2013 në bazë të marrëveshjeve individuale në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Të ngjashme