“Rodri më ka kërkuar pushim edhe të mërkurën”, Pep Guardiola tallet në konferencë për shtyp

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore të thellë 5:1 ndaj Lutonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Në këtë takim nuk pati fare minuta për mesfushorin e Kombëtares së Spanjës, Rodri, shkruan Indeksonline

Rodri i kërkoi pushim trajnerit të tij, Pep Guardiola pas ndeshjes ndaj Real Madridit në UEFA Champions League.

Dhe pikërisht pushimi i mesfushorit spanjoll ishte tema kryesore në konferencë për media pas ndeshjes.

Guardiola tha se Rodri i kërkoi atij pushim edhe për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit.

“Rodri kishte nevojë të pushonte sot. Ai më tha se dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë edhe të mërkuren ndaj Real Madridit. A mund ta besoni këtë?”, u shpreh Pep Guardiola që sigurisht ishte shakaja e tij e përgatitur për gazetarët në konferencë për media.

Me këtë fitore, Manchester City merr kreun e tabelës në Premier League me 73 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Arsenali (71), por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara.

Të ngjashme