Rohde kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, e lidh me anëtarësimin në KiE e BE

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Rohde tha se sundimi i ligjit “à la carte” (të zgjedhësh gjërat sipas dëshirës, jo sipas një parimi më të madh) nuk e hap rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e as drejt Bashkimit Evropian.

“Mbështetja për Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian është për zemër, por edhe Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Rohde.

Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës që i ka bërë dje Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar që vendimet e saj të zbatohen plotësisht.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe zbatohen plotësisht, përfshirë edhe aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit”, është shprehur Szunyog.

Të ngjashme