Rohde: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Asociaconi janë kyçe për anëtarësim në KiE

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka votuar sot me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Me kwtw rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave ky akt i Komitetit të Ministrave e ofron Kosovën edhe më afër familjes evropiane.

Por deri te anëtarësimi i plotë, diplomati gjerman ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap. Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme