Romani “Prishtina” i Krajës, një kronikë realiste e tronditëse e ditëve të pasluftës

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 11:56 | Nga Armend Bekaj

Romani “Prishtina” i Mehmet Krajës është një kronikë e saktë dhe tronditëse e kryeqytetit ne ditët dhe muajt e parë të pasluftës. Nuk mbaj mend te kem lexuar pershkrim me realist dhe me te prekshem te Prishtines dhe te “godinave te saj qe krijonin nje heshtje te mpire”, te “ajrit te zhubrosur” e te “prigjeve me mbeturina”, te kafenese poshte Hotel Grandit, te kishes Shna Ndou e te lagjes Ulpiana me çdo skute te saj.

Teksa lexon kete pershkrim lirisht mund ta perfytyrosh qytetin me gjithe bukurine e shemtine e tij. Tema bosht e romanit eshte liria – si erdhi ajo pas luftes dhe ç’domethenie kishte ajo per njerezit. Ndoshta me shume se liri ishte nje çoroditje e lirise, nje bastardim dhe abuzim i kesaj ideje. Liria erdhi per t’u zhvatur e per t’u bere lecke! Ajo erdhi qe njerezit me ne fund te merrnin te drejtën per te shfryre potencialin e tyre shtazarak ndaj njeri tjetrit. Eshte kjo mesokoha (tranzicion, u mesuam t’i themi) e nepunesve gjysme-analfabet te UNMIK-ut, e perndjekjeve shikiste, e rrezimit te ca idhujve dhe ngritjes brutale te idhujve te rinj, e zallamahise rinore-erotike te stilit Boom Boom Room qe nen tingujt shurdhues te tekno-muzikes festonin triumfin e lirise…

Nje degjenerim perhumbes ne nje qytet qe aq gjate e kishte pritur kete liri, por i cili tashme nuk njihte as veten mu per shkak te kesaj lirie.

S’do mend se peshkrimi i Krajes eshte mjaft pesimist, cinik e surealist. Kjo, mendoj, fale dy arsyeve: nen nje, se e tille ishte vertet situata dhe, nen dy, se i tille eshte stili i shkrimtarit.

Nje stil me tone merzie, me nje ndjenje apokalipse te çdoçastshme qe s’te leshon deri ne fund te librit. Gje qe me kujton stilin dhe tonin e nje pjese te madhe te krijuesve te viteve ’70, ’80 e kendej. Kujto Podrimjen, Shkrelin, Ramabajën, Qosjen, Mirko Gashin. E perbashketa e tyre eshte nje pershkrim gjysme i erret, gjysme apokaliptik i gjendjes, nje ngulç ekzistencialist per te luftuar zhdukjen. Ka edhe tone narcisoide aty, pak erotizim te femres si objekt, pak bujqesi e pak bukolike. Por mbi te gjitha mbreteron kjo ndjenja e angushtise se perhershme surealiste. Ndoshta per kete arsye drama “Duke pritur Godonë” e Beketit ishte aq e popullarizuar tek ne.

Pa dyshim qe kjo fryme e te shkruarit gjeti shprehje si pasoje e gjendjes politike te asaj kohe. Ajo u kultivua nga kjo gjenerate shkrimtaresh e poetesh qe ishin pak bohem, pak akademik, pak edhe soc-realist, nen shtellungat e cigareve, duhmes se rakise e aromes se qebapave neper kafenete si Fjala apo embeltoret si Elida. Ky ishte qarku intelektual i Prishtines, dhe ky ton e ky stil shkrimi ishte vula e tyre identifikuese.

Tash mbase eshte koha per nje stil te ri te te shkruarit.

Të ngjashme