Rrah bashkëshorten, arrestohet

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 15:06 | Nga

Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht gruan e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:45.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim te alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme