Rrahagjokësit!

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 12:33 | Nga Liri Loshi

Ata: “Ky është shteti që e kemi kriju na!”

Këta: “Ky është shteti që e drejtojmë na!”

Rrahagjokësit!

Por, policia është vetëm një segment i shtetit. Nuk është i tërë shteti. Sepse, shteti është edhe rrogat e vogla për policët, mungesa e sigurimeve shëndetësore për ta e shumë gjera tjera të munguara për qytetarin e Kosovës që nuk i bënë dot ata e nuk po arrijnë dot t’i bëjnë as këta.

Në eufori pitja hahet shumë shpejt, pastaj ngelet tepsia, pa pite, e thatë. Shteti është tepsia plot për të gjithë ata që punojnë në sektorin shoqëror dhe atë privat. Shteti është drejtësia, arsimi, mjekësia, siguria.

Ju në opozitë, mos genjeni se e keni bërë shtetin, as ju në qeveri, mos genjeni se e bëtë shtetin! Shteti bëhet atëherë kur njerëzit nuk ndijnë nevojë me kërku një shtet tjetër për veten dhe familjet e tyre. As armiku nuk heqet me një yrysh! Qaty të dera prapë e kemi!

Më pak eufori! Më shumë maturi e gjakftohtësi. Më pak komoditet e vetëkënaqësi! Më shumë përkushtim e punë si sot edhe nesër, gjithnjë.

Të ngjashme