Rrahje masive në një biliardo në Drenas, lëndohen tre persona

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Nëntë persona, prej tyre gjashtë të mitur pas një mosmarrëveshje në një biliardo janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:16 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Drenas.

Sipas raportit thuhet se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, po ashtu në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. 

Të ngjashme