Ekonomia Online
FUNDIT

Rrahje në Deçan, shtatë persona arrestohen

Rrahje në Deçan, shtatë persona arrestohen

Policia në Deçan ka arrestuar shtatë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë përdorur një thikë, e cila është konfiskuar. “Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë […]

Policia në Deçan ka arrestuar shtatë persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë përdorur një thikë, e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor, derisa njëri prej tyre është hospitalizuar në spitalin e Pejës.

“Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Të ngjashme