Rrëfimi i Ermal Fejzullahut për sulmet e panikut, lajmeve të pavërteta e raportin brenda familjes

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Ermal Fejzullahu ishte i ftuari i kësaj të diele në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Artisti promovoi për herë të parë në televizion, bashkëpunimin e tij me Ghettogeasyn e Majkin, teksa zbuloi se ka dhe dy duete të reja, një me Luar e një tjetër me një reper që ka bashkëpunuar më parë.

Rrëfimi i Ermalit u stacionua edhe tek familja, lidhja e ngushtë që ka ai me nënën e motrën, e teksa zbuloi se si në çdo çift, edhe ai me Arianën ka konflikte të vogla, të cilën e falenderoi publikisht për mbështetjen dhe ndihmën që i jep në karrierë.

Por, përtej kësaj Fejzullahu sqaroi lajmin se ishte paguar me drogë në një koncert duke thënë se ishte një artikull super i pavërtetë.

Pjesë e intervistës ishte edhe deklarata e tij se ka vuajtur nga sulmet e panikut, e teksa ka folur publikisht për këtë çështje që t’iu ndihmojë edhe të tjerëve që vuajnë nga ato.

Të ngjashme