Rrëshqet dheu në rrugën Prizren – Prevallë, MI-ja apelon për kujdes

ILUSTRIM
Prishtinë | 26 Qer 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se në rrugën rajonale R-115 Prizren – Prevallë, kilometri i 18-të (në afërsi të fshatit Gornje Sello), gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.

E në lidhje me këtë MI-ja thotë se kompanitë e kontraktuara nga kjo ministri kanë pastruar këtë aks rrugor, por që kërkojnë që qytetarët të lëvizin me kujdes.

“Kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese. Shoferët e mjetëve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme