Ekonomia Online
FUNDIT

Rreth 300 flamuj kombëtarë vendosen në rrugën që të çon për në Serbi

Rreth 300 flamuj kombëtarë vendosen në rrugën që të çon për në Serbi

Pak ditë para festës së 28 Nëntorit, një grup i vullnetarëve kanë vendosur flamuj në Podujevë. Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të FSK-së, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë. Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën […]

Kësaj radhe, përveç që janë vendosur për festën e 28 Nëntorit, këta flamuj i janë dedikuar tashmë të ndjerit kapitenit të FSK-së, Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë javë më parë.

Ky i fundit çdo 28 nëntor stoliste Podujevën me flamuj kombëtarë. Ejupi ishte iniciatori kryesor që Llapi të dukej kuq e zi në festën e kombit shqiptar.

Në nderim të veprës së tij, kjo iniciativë ka vazhduar edhe për këtë 28 nëntor, e mbështetur nga shoqata e veteranëve të luftës të Llapit dhe nga banorë të tjerë.

Ky grup i vullnetarëve gjatë ditës ka vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

Të ngjashme