Ekonomia Online
FUNDIT

Rrezikonin të mbyteshin me gomone në Himarë, shpëtohet çifti gjerman

Rrezikonin të mbyteshin me gomone në Himarë, shpëtohet çifti gjerman

Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së […]

Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.

  • Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë mbi gomone.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme