Ekonomia Online
FUNDIT

Rritet numri, afro 18 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Rritet numri, afro 18 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuar të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 17 mijë e 743 raste aktive me COVID-19. Në përditësimin e fundit të të dhënave, MSh-ja njoftoi se për 24 orë, janë testuar 11 mijë e […]

Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuar të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 17 mijë e 743 raste aktive me COVID-19.

Në përditësimin e fundit të të dhënave, MSh-ja njoftoi se për 24 orë, janë testuar 11 mijë e 913 mostra, nga të cilat 2 mijë e 957 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit një person ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 458 të tjerë.

Të ngjashme