Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe Spitale

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 158 pacientë, prej tyre 124 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ka bërë të ditur SHSKUK-ja.

Kjo tregon se numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 është rritur nga dita e djeshme kur janë raportuar 111 pacientë të hospitalizuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 50 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 48 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 0 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Të ngjashme