Rritje e madhe e numrit të infektuarve me Coronavirus në Serbi

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Serbia ka shënuar rritje të numrit të prekurve me Coronavirus.

Në Serbi janë shënuar shtatë raste të reja me Coronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Këto janë statistikat deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm ku numri i përgjithshëm i të infektuarve me Coronavirus ka mbërritur në 55.

Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8, janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për Coronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme