Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Skënderbeu” në Bardhosh do të mbyllet tërësisht për shkak të punimeve në shtruarjen e shtresës finale të asfaltit. Rruga do të mbyllet këtë të nga ora 06:00 deri në orën 18:00, njofton Klankosova.tv. Kjo komunë njëherit ka kërkuar nga banorët që të largojnë veturat e tyre […]
Rruga “Skënderbeu” në Bardhosh do të mbyllet tërësisht për shkak të punimeve

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Skënderbeu” në Bardhosh do të mbyllet tërësisht për shkak të punimeve në shtruarjen e shtresës finale të asfaltit.
Rruga do të mbyllet këtë të nga ora 06:00 deri në orën 18:00, njofton Klankosova.tv.
Kjo komunë njëherit ka kërkuar nga banorët që të largojnë veturat e tyre nga rruga që do të punohet dhe që të përdorin rrugët alternative dhe rrugët lidhëse si zgjidhje për qarkullim.

















