Rrugët në Drenas janë të kalueshme

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit, përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se pas reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi ka thënë se kompanitë e kontraktuara se bashku me organin mbikëqyrës gjatë gjithë kohës do të jenë ne terren për të bërë pastrimin e rrugëve.

Bora e cila po vazhdon të bie ka vështirësuar trafikun në të gjitha rrugët, ndaj kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë.

Edhe një herë ju njoftojmë se

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.

Drejtoresha e DSHPE –së , Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme