Rrugët në Pollatë të Podujevës po bëhen me trotuare

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, ka vizituar fshatin Pollatë, ku janë duke u kryer punimet për ndërtimin e trotuarit.

Gjatë inspektimit të punimeve nënkryetari Rudari ka thënë se ndërtimi i trotuarit në këtë segment lehtëson qarkullimin e këmbësorëve dhe ndikon në rritjen e sigurisë për banorët e këtij fshati, e në veçanti për fëmijët, që ndjekin mësimet në shkollën e fshatit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme