Ekonomia Online
FUNDIT

Rrugët për në Zveçan vazhdojnë të jenë të bllokuara, forca të shumta policore po monitorojnë situatën

Rrugët për në Zveçan vazhdojnë të jenë të bllokuara, forca të shumta policore po monitorojnë situatën

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit as në mëngjesin e së hënës nuk mund të hyhet e as të dilet, raporton Ekonomia Online. Të gjitha lëvizjet janë bllokuar nga njësitet policore dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohen. Të tria qasjet për në fshatin Banjskë, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potokut dhe […]

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit as në mëngjesin e së hënës nuk mund të hyhet e as të dilet, raporton Ekonomia Online.

Të gjitha lëvizjet janë bllokuar nga njësitet policore dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohen. Të tria qasjet për në fshatin Banjskë, nga drejtimi i Zveçanit, Zubin Potokut dhe nga rruga kryesore Mitrovicë-Leposaviq, janë të bllokuara.

Aty janë parë forca të shumta policore të cilat po patrullojnë zonën dhe po bëjnë kontrolle të rrepta.

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë.

Të ngjashme