Rukiqi: Rrezikojmë të humbim 40 mijë vende pune, nëse masat ekonomike nuk fillojnë së zbatuari

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës , Berat Rukiqi ka bërë thirrje që sa më shpejtë të rishikohet buxheti dhe të fillojnë së zbatuari masat për rimëkëmbjen ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për media, të martën ka thënë se nëse nuk ndodh rishikimi i buxhetit gjatë kësaj jave dhe nuk fillojnë implementimi i masave të rimëkëmbjes ekonomike, rrezikojnë të humbin punën rreth 400 mijë punëtorë.

“Nëse nuk ka  veprime për rishikim të buxhetit dhe më pastaj implemtim të masave të caktuara që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike, atëherë kolapsi ekonomik do të jetë tek dera jonë, rikuperimi do të jetë i pamundshëm dhe ne mund të humbi 40 mijë apo më shumë vende pune”, ka thënë Rukiqi.

Ai po ashtu është shprehur se Qeveria e Kosovës,  duhet që të përkrahë astronomët qoftë edhe me dhënien e huave.

Të ngjashme