RTK-ja ka 2.5 milionë euro borxh, udhëheqësit thonë se janë duke e menaxhuar mirë situatën

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 12:09 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar dhe miratuar raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet në paga në RTK kanë dalë jashtë kontrollit që nga viti 2018.

“Shpenzimet buxhetore të RTK-së nuk duhet të tejkalohen, a e kanë shkelur ligjin mbikëqyrja e RTK-së tash kur ka borxhe” ka pyetur Muja.

Drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, tha se kanë borxhe të trashëguara, por që janë duke e menaxhuar mjaftë mirë situatën.

“Ka borxhe të trashëguara por udhëheqësi aktuale po e menaxhon mjaftë mirë situatën” ka pohuar Bashota.

Ngadhënjim Kastrati, drejtor i RTK-së, ka thënë  kanë arritur ta zvogëlojnë borxhin që ka RTK.

“Borxhi prej momentit që e kam marrë pozitën ka qenë në rënie, kemi rënë në 2.5 milionë euro pra kemi më pak borxh dhe besojmë që deri në fund të viti të bie në 1.5 milionë” është shprehur ai.

“Kemi pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona. Arsyeja që janë rritur është se rregulloret dhe ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të RTK-së u rritet paga 0.5 për qind. Me ligj dhe me rregullore punëtorëve u takon që pas një përvoje të punës të avancohen dhe kjo normalisht e rrit edhe buxhetin e pagave”, ka thënë ai.

Eman Rrahmani ka pyetur nëse po i lihet përgjegjësia për borxhe udhëheqësisë së kaluar, Bashota ka thënë se flet vetëm për menaxhimin sa ai është në pozitë dhe nuk komenton për të tjerët.

Halil Bajramaj menaxher i kontabilitetit në RTK, tha se mbledhja e borxhit ka filluar të mblidhet nga viti 2007

“Borxhi ka filluar të mblidhet që nga viti 2007, dhe është thellë edhe më shumë në vitin 2011 kur i janë ndarë RTK-së 2.5 milionë euro më pak”, tha ai.

Armend Muja ka thënë ka propozuar që raporti të miratohet më vërejtje, duke shtuar se po mos të ishin rreziku pagat e punëtorëve ky raport s’do të miratohej.

“Marrë parasysh që mjetet për janar-mars janë aloku ne po e kryejmë vetëm detyrën tonë si komison. Po të kishte kohë dhe punëtorët të mos ishin rreziku ne nuk e kishim miratua këtë raport tre mujor. Por ne kemi vendos që ta miratojmë me vërejtje. Të standardizohet formati i raportimit. Ne do ta bëjmë një grup punues qe të punojë me juve në thesare që ta kemi të qartë se sa ka shpenzime dhe si po shkojnë ato” ka thënë ai.

Për shkak të rrethanave dhe konditave kohore Muja ka kërkuar nga deputet që votojnë dhe raportin janar-mars.

Të ngjashme