Rudina Magjistari rikthehet pasditeve

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 19:00 | Nga

Duke filluar që nga java e ardhshme, programeve të reja të sezonit të ri televiziv në Tv Klan, iu është bashkuar edhe ai që do të drejtojë Rudina Magjistari.

Pas një viti nënë me kohë të plotë, tashmë Rudina është gati për t’u rikthyer në ekran.

Pas shumë zërave se moderatorja e njohur e Klanit do të zhvendosej në një emision të ri në mbrëmje dhe nuk do të kthehej më në programin e pasdites, aludimet i shuan produksioni. Në ekranin e TvKlan është publikuar spoti i programit të ri që mban pikërisht emrin e moderatores, “Rudina”.

Ndryshe nga ç’ishte menduar, kjo përzgjedhje i është besuar moderatores sërish në orarin e pasdites: ora 17.00. Nuk dihet nëse programi i ri do të vijojë me rubrikat që ka pasur edhe programi i pasdites, por me siguri do të ketë risi, si vetë emri i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme