Rukiqi takohet me ambasadorin e Malejzisë, diskutohet për bashkëpunimin tregtar

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, priti në takim ambasadorin e Majelzisë në Kosovë, Abdul Malik Melvin Castelino me delegacionin e tij ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Me theks të veçantë u fol për rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dyja vendeve, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme nga e gjithë bota.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Të ngjashme