Rusia merr në kontroll dy qytete në Ukrainën Juglindore

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Forcat pushtuese ruse kanë marrë në kontroll dy qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, por janë hasur me rezistencë të ashpër në vende të tjera ndërsa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Moskës vazhdon të thellohet, shkruan The Guardian

Në Kiev dhe Kharkiv janë dëgjuar shpërthime të mëdha në orët e para të mëngjesit, sipas autoriteteve ukrainase. Por, forcat ruse nuk kanë arritur të marin në kontroll qytetet kryesore.

Ministria ruse e mbrojtjes, megjithatë, tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya.

Punimet në uzinë vazhdojnë normalisht, tha ministria.

Ukraina mohoi që centrali bërthamor është në duart e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve.

Të ngjashme