Rusia mohon se ka paguar militantë afganë për vrasjen e trupave amerikane

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Rusia i ka hedhur poshtë si “të pabaza” akuzat se u ka ofruar militantëve të lidhur me Talebanin shpërblime për vrasjen e trupave amerikane dhe të NATO-s, në Afganistan.

Gazetat amerikane “The New York Times” dhe “Washington Post” kanë cituar zyrtarë amerikanë që kanë thënë se një njësit rus i inteligjencës ushtarake, i lidhur me tentim-atentatet në Evropë, i kishte ofruar këto shpërblime gjatë vitit të kaluar.

Ambasada ruse në SHBA ka thënë se pretendimet kanë rezultuar me kërcënime ndaj diplomatëve të këtij shteti, raporton BBC, transmeton KOHA.

Këto raportime vijnë teksa SHBA-ja po tenton ta negociojë një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.

Sipas “New York Times”-it, presidenti Donald Trump ishte informuar rreth këtyre raporteve gjatë marsit, por Shtëpia e Bardhë e ka mohuar një gjë të tillë.

Të ngjashme