Sadiku: E drejtë dhe inkurajuese për qytetarët kërkesa e Borellit për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 13:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për pak ditë do të rinisë dialogu Kosovë Serbi në Bruksel. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po insiston se Kosova duhet ta merr liberalizimin e vizave. Mirëpo kërkesën e Borellit po e konsideron të drejtë politologu dhe studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare Arbnor Sadiku, raporton Ekonomia Online.

Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave, derisa ka shtuar se kërkesa e tij është inkurajuese për qytetarët, që sipas tij kjo thirrje Kosovës i ka munguar për vite të tëra

“Realisht është një kërkesë e drejtë megjithatë kjo kërkesë e zotëri Borell është inkurajuese për qytetarët në Kosovë megjithatë Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave edhe pse ka përmbushur kriteret teknike dhe politike siç ka qenë demarkacion i ndërmjet malit të zi dhe Kosovës si dhe lufta ndaj korrupsionit në kuptimin që kjo pikë e fundit është proces i vazhdueshëm por Kosova ka pasur progres këtë drejtim dhe ky lajm është realisht thirrje e drejtë e cila i ka munguar Kosovë për vite të tëra”, shtoi Sadiku

Sipas tij, në këtë proces Kosovën është duke e mbështetur jashtëzakonisht shumë Gjermania dhe disa vende të tjera, mirëpo ai thotë se Franca po hesht rreth këtij procesi.

“Kemi pasur inkurajim të disa vendeve të cilat janë vendimmarrëse në BE. Në këtë proces Kosovën është duke e mbështetur jashtëzakonisht shumë Gjermania dhe disa vende tjera por kemi një heshtje të Francës e cila është ndërlidhur me zgjedhjet e brendshme të cilat i ka pasur presidenti Macron në Francë po besoj që pas kalimit të atij procesi edhe Franca nuk ka arsye të justifikueshme për të ndaluar Kosovën që të ketë liberalizim sepse liberalizimi i lehtëson lëvizjen e lirë të qytetareve dhe nëse shkelen të drejtat e lejuara në bazë të rregullave Shengen ato të drejta mund të suspendohen ndaj një vendi të caktuar apo me dënime specifike për qytetarët që i shkelin ato të drejta brenda zonës Shengen”, tha ai.

Ai tha se Qeveria duhet të punojë sepse kriteret teknike janë përfunduar, mirëpo ai thotë se lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdoj.

“Qeveria duhet të punojë të themi kriteret teknike janë përfunduar edhe më tej sepse njëri prej kritereve siç ka qenë miratimi i demarkacionit dhe ratifikimi është kryer nga qeveritë e kaluara. Kurse lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë një pikë e fortë i cili është proces që duhet të vazhdoj. Ne nuk duhet të kënaqemi vetëm me kaq por është proces që duhet kryer së pari si detyrë e brendshme e qeverisë pastaj edhe si kërkesë e BE-së në kuptimin e plotësimin e kritereve politike dhe juridike për anëtarësim të Kosovës në BE. Ky proces nuk mund të shtrohet në këtë aspekt sepse kjo varet nga vendosmëria e BE-së sesa nga vetë Kosova sepse karakteri politik domethënë përfshirja e politikës së brendshme të tyre me proceset e integrimeve evropiane me Ballkanin perëndimor kanë ndërlidhje të veçantë e cila manifestohet me humbjen apo fitoren në zgjedhje të ndonjërit prej kandidatëve që tani janë të fuqishëm brenda shteteve të BE siç janë Macron apo partia e tij”.

Të ngjashme