Sadiku s’pret marrëveshje nga takimi urgjent në Bruksel: Kurti të tërhiqet, po krijohet pasiguri totale në veri

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 12:01 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Takimi urgjent në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq do të përfundojë pa ndonjë marrëveshje, vlerëson njohësi i rrethanave politike në vend, Arbnor Sadiku.

Ai thotë se kjo do të ndodh marrë parasysh deklarimet e mëparshme të të dy kryeministrave që nuk janë të gatshëm për kompromise të reja.

“Duke pasur parasysh bisedimet e fundit presim shumë pak nga ky takim, për mos të themi më tepër vazhdimin e status kohës se sa qëndrimeve të reja dhe arritjes ndonjë kompromisi të ri ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, për arsye se të dytë siç shihet nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise të reja të cilat qojnë në një marrëveshje finale në mesë dy vendeve me një pikënisje duke hequr dorë për vendimin për targat për t’i dhënë një mundësi një marrëveshje finale gjithëpërfshirës midis dyja vendeve”.

Por sipas Sadikut nëse Qeveria nuk e tërheq vendimi për targat do të vije deri te një pasiguri totale e kontrollimit të sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore.

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk e tërheq vendimi e dërgon vendin në një rrugë pa krye, një rrugë e pa justifikueshme e cila vazhdon status kohën dhe status-quo për Kosovën është e dëmshme nuk sjellë asgjë pozitive përveç që sjell lajme të këqija për Kosovën dhe  një pasiguri totale të kontrollimit të sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore të saj”, tha ai.

Sadiku u shpreh se është obligim i Kurtit që t’i lehtësoj jetën qytetarëve të vendit duke shtuar se ai duhet t’i dëgjoj ndërkombëtarët dhe ta shtyjë vendimin për targat që t’i hap rrugë marrëveshjes finale gjithëpërfshirës.

“Është obligim i secilit kryeministër që vije edhe Kurtit që ta bëjë jetën më të lehtë të qytetarëve të Kosovës dhe jo të vështirësojë atë duke mos bërë kompromise të reja në raport me Serbinë dhe duke mos i dëgjuar ndërkombëtarët”.

“Është koha e fundit që Kurti të reflektoj karshi kërkesave të miqve tanë ndërkombëtar dhe ta tërheq vendimin për targa dhe të ulet të bisedoj me Vuçiqin për një arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirës edhe finale e cila përbrenda do ta kishte edhe çështjen e targave”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme