Saksionet amerikane ndaj Iranit zbresin çmimin e naftës

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Çmimet bruto të naftës ishin dukshëm më të larta në tregtimin aziatik, pavarësisht faktit se Arabia Saudite dhe Rusia u zotuan të rrisin prodhimin e naftës së papërpunuar, duke rritur shqetësimet e tregut rreth sanksioneve të ashpra ndaj Iranit që do të fillojnë në muajin nëntor.

Arabia Saudite u zotua se gjatë muajit do të rris prodhimin e naftës për të kompensuar rënien nga eksportet iraniane.

Arabia Saudite do të luajë një rol “konstruktiv dhe të përgjegjshëm” në tregjet botërore të energjisë, pavarësisht kritikave të fundit dhe izolimit të Mbretërisë pas rolit të saj në vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Gjithashtu, Rusia është shprehur se nuk ka arsye për vendin që të ulë nivelet e prodhimit. Shitja e vazhdueshme në tregjet e aksioneve po trondit gjithashtu tregun e naftës, pasi aksionet në Wall Street pësuan rënie.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, Uashingtoni po shqyrton tarifat e reja prej 257 miliardë dollarësh të importeve kineze që ende nuk janë goditur nga lufta tregtare në vazhdim.

Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 67.11 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme