Sallahu e quan turp mosvotimin e Marrëveshjes për burgje: U dëmtuan marrëdhëniet me Danimarkën

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas dështimit të mirarimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ai këtë e ka quajtur “tejet dëshpëruese dhe tepër shqetësuese”.

“Me votimin kundër të kësaj marrëveshje nga deputetë të caktuar të opozitës janë dëmtuar marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës. Gjithashtu, me votimin kundër kësaj marrëveshje serish nga disa deputetë të opozitës, Republikës së Kosovës ia kanë humbur 210 milionë euro. Turp!”, ka shkuar Sallahu në Facebook.

Të ngjashme