Sami Kurteshi mohon se e ka sulmuar dikë fizikisht në KQZ

| 25 Gus 2021 | 12:59 | Nga

Klan Kosova duke u thirrur në burime sot, ka raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

“Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për Express

Të ngjashme