Sandra Bullock: Gjatë xhirimeve të “Bird Box”, disa herë e kam goditur kamerën me kokë

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Filmi i ri i Netflix për “Bird Box” shpejt u bë hit në internet, jo për shkak të cilësisë, po në saje të “sfidës” së re që njerëzit e filluan në mbarë botën.

Në fakt, aktorja kryesore në pjesën më të madhe të filmit, Sandra Bullockun e shohim të ketë sytë e mbyllura dhe shumëkush po e sfidon veten të lëviz sy mbyllas.

Ajo, megjithatë, thotë se xhirimet e skenave filmike ishin të vështira sepse vazhdimisht u rrëzua teksa lëvizte.

Sandra Bullock kohët e fundit deklaroi se ka goditur kamerat kur lëvizte nëpër mal gjersa nuk shihte pothuajse asgjë para vetes.

“Kamerat ishin duke lëvizur për shkak se duhej xhiruar skenat. Gjithashtu edhe unë po lëvizja sepse isha në vendin e ngjarjes, përndryshe nuk do të kisha problem me këtë. Por tani kam pasur lidhje në çdo moment dhe ishte e vështirë të orientohesha”, tha Sandra.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk e mbështet “Challenge Bird Box”, që po bëhet gjithnjë e më popullor në botë.

“Unë do t’i kërkoj të gjithë fansave të filmit se mos ta bëjnë atë. Edhe Netflix nuk e mbështet atë, unë mendoj se kjo është një sfidë e keqe”, tha ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme