Sapo kishte nisur punën, vdes punëtori në Shëngjin pasi u rrëzua nga skelja

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin.

Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 45 vjeç ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Kune të Shëngjinit. Mësohet se 45-vjeçari, banues në Kallmet, ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, nga ku ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike, ai ka ndërruar jetë brenda pak orëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ TCh

Të ngjashme