Sarah Jessica Parker iu rekomandon këto nëntë libra t’i lexoni gjatë këtij viti

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Sarah Jessica Parker është një aktoret më të njohura të kinematografisë amerikane si dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Aktorja hollivudiane ka luajtur në një numër të madh të filmave, por më e famshme u bë me rolin e Carrie Bardshawit në hit serialin, “Sex and The City”.

Ajo është e njohur edhe si lexuese e rregullt e librave, ku në serial mëshiron rolin e një editoriale në një gazetë njujorkeze.

Biondina së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa ka zbuluar titujt e librave që iu ka preferuar fansave t’i lexojnë gjatë këtyre ditëve të verës.

“Nëse dikush është duke kërkuar tituj të librave, unë fuqishëm po iu rekomandoj këto libra që muajt e fundit i kam lexuar”, ka shkruar ndër të tjerash artisjta në rrjetet sociale.

Ndryshe, 54-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim gjatë muajve të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme