Sarri: Ronaldo e krijon një problem, por i zgjidh 100 të tjerë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nganjëherë duket se krijon më tepër probleme, sesa që zgjidh, por pas një performance tjetër impresive të dielën, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është i bindur se është e kundërta, ndonëse ylli portugez nuk është gjithmonë i lehtë për të punuar me të.

Portugezi 34-vjeçar ishte penguar nga problemet me gjurin e tij në fillim të stinorit. Por ato i ka lënë pas. Të dielën ai realizoi në ndeshjen e shtatë rresht në Serie A. Shënoi të dy golat e Juventusit në fitoren 2:1 ndaj Parmës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai tash ka 16 gola në ligë, përfshirë 11 në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa Juventusi është shkëputur në katër pikë epërsi ndaj përcjellësit Interit dhe është duke marshuar drejt titullit të nëntë rresht të Italisë.

Kjo ka mjaftuar për Sarrin që t’i demantojë dyshimet që janë krijuar gjithmonë rreth fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”: nëse ia vlen të organizohet skuadra rreth tij?

“Nganjëherë, Ronaldo krijon një problem të vogël, pasi e di se ke një kampion në skuadër dhe duhet rregulluar skuadra rreth tij. Por në të njëjtën kohë ai i zgjidh 100 probleme të tjera”, ka thënë Sarri. “Thjesht duhet të jesh i qartë se çdo gjë sillet rreth tij”.

Ka pasur pëshpëritje që Juventusi këtë stinor është dukur më mirë në disa raste kur ishte pa sulmuesin portugez dhe se partneriteti i dyshes argjentinase, Gonzalo Higuain e Paulo Dybala, kishte lulëzuar në mungesë të Ronaldos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme