Kishte disa ditë që po përflitej për një lidhje të mundshme mes Nicole Scherzinger dhe Thom Evans, por tashmë kjo u vërtetua.
Të dielën mbrëma në tapetin e kuq të “Golden Globes”, këngëtarja e famshme vendosi që të bënte publike romancën e saj.
Ndërsa të martën ata janë fotografuar dorë për dore, pasi dolën nga një restorant ku shijuan darkën.
41-vjeçarja u shfaq mjaft elegante krahas partnerit të saj 34-vjeçar, teksa shëtisnin me njëri-tjetrin. Këngëtarja tregoi format e saj trupore me një kostum bezhë, ku pantallonat ishin të gjëra dhe pjesa e sipërme e ngushtë dhe i nxirrte barkun jashtë.