Seanca e Apelit, mbrojtja e Mustafës: Dënimi ndaj tij tepër i ashpër

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online


Po mbahet seanca në çështjen ndaj Salih Mustafës në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja e Salih Musatës thotë se ishte i gabuar gjykimi ndaj Mustafës, raporton Paparaci.

Ai madje thotë se edhe dënimi i caktuar prej 26 vitesh burgim është i gabuar.

“Gjykimi i gabuar, dënimi i caktuar i gabuar, tepër i ashpër”, tha ai.

Tutje, mbrojtja thekson se trupi gjykues nuk mori parasysh dëshmitarët që mohuan disa nga akuzat.

Ai përmend dëshmitë e Kadri Veselit e Fatmir Humollit.

“Në momentin qe dëshmitari jepte dëshmi, trupi gjykues thjesht i ka konsideruar tregimet e tyre të pabesueshme”.

Të ngjashme