“Seanca për rrëzimin e qeverisë nuk mund të mbahet në Kuvend”

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Analisti Blerim Vela shkruan se seanca për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nuk mund të mbahet në selinë e saj, pasi që është drejtpërdrejt në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, të publikuara më 21 mars 2020.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se salla e seancës plenare në selinë e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për të qenë në përputhje me këto rekomandime.

Vela shkruan se neni 4 i Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës lejon mbajtjen e takimeve duke përfshirë edhe seancën plenare, jashtë selisë së Kuvendit ose në ndonjë hapësirë tjetër.

Sipas Velës, çështja është se a mundet Kryesia e Kuvendit dhe administrata të gjejnë një hapësirë të mbyllur, apo të hapur, që plotëson kushtet për pjesëmarrjen e deputetëve, anëtarëve të qeverisë, e të gjithë të tjerëve.

“Ceshtja tani eshte se a mundet Kryesia e Kuvendit dhe administrata e Kuvendit te gjejne nje hapesire, te mbyllur apo te hapur, qe ploteson kushtet per pjesemarrjen e deputeteve, anetareve te qeverise, punetoreve te administrates se Kuvendit dhe mediave. Gjithsesi, rreziku ndaj shendetit te deputeteve dhe gjithe pjesemarresve tjere nuk mund te menjanohet 100%, thjeshte sepse nuk ka kapacitete per te siguruar kushte te punes adekuate sipas rekomandimeve te IKSHP-se”, ka shkruar Vela.

Ai ka përfunduar duke thënë se kjo situatë e paprecedentë për Kosovën lehtë mund të tejkalohet nëse deputetët nënshkrues të mocionit tërhiqen me njoftimin se të njëjtit do ta procedojnë sapo të përfundon kriza e Coronavirusit.

https://www.facebook.com/blerim.vela/posts/10158013897645751


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme