Sejdiu: Bordi i ShSKUK-së ka qenë pengues i punës time, sfidë ka qenë edhe numri i testimeve

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 15:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu gjatë raportimin në Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga nënkryetari i komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera, ka thënë se sfidë ka qenë furnizimi me materiale shpenzuese.

“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vone ka ndodh furnizimi nga ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK na kanë ardhur me vonesa, dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi, dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në panënë time”, tha ai.

Sejdiu tutje ka folur edhe për personelin shëndetësor dhe trajtimin e tyre. Tutje ka shtuar se sfidë ka qenë edhe furnizimi me oksigjen, porse sipas tij, tashmë bordi aktual po heshtë.

“Është virus i panjohur dhe kemi trajnuar personelin shëndetësorë dhe krijimi i dhomave të tirazhimit ka qenë që mos të infektohet stafi. Veprimi tjetër që ka qenë pozitiv është edhe krijimi i mjekësisë sportive ku edhe aty edhe në klinikën infektive është bërë mundësia edhe e dializës. Vonimi i testimeve ka qenë sfidë. Vonesa në rezultatet ka ndikuar të ketë laramani të rezultateve. Mjekimin intensiv e kemi bë të ndarë. Infeksioni do të rritet sepse është bërë përzierja e klinikave dhe kjo nuk është bërë e drejtë. Një prej sfidave ka qenë edhe furnizimi me oksigjen. Ky bord tash hesht edhe ky auditor heshtë”, ka thënë ai.

Në mungesë të kuorumit nuk ka vazhduar intervistimi i ish-drejtorit të ShSKUK-së.

Të ngjashme