Sejdiu: Opozita s’i ka ndryshuar qëndrimet, pushteti është zhveshur nga parimet

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se nëse shikohet prej prizmit të konsistencës në qëndrime, opozita është ajo që s’ka ndryshuar, e pushteti sipas tij është zhveshur nga parimet.Sipas Sejdiut, retorika e opozitës është e ngjashme me kohën sa të njëjtin kanë qenë në pushtet, por siç tha, dallimi është që ekziston në ndryshimin e qëndrimeve të pushtetit në secilën çështje që e ka kritikuar opozitën e tanishme.“Nëse në të kaluarën pushteti ka folur për parime para dialogut, nëse pushteti në të kaluarën si opozitë ka folur për disa kushte të panegociueshme para se të ulët në tavolinë me Serbinë, sot si duket s’ka as kushte e as parime”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.Tutje, Sejdiu tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është më i qartë prej opozitës për sa i përket asaj se a duhet pranuar marrëveshja apo jo.“Haradinaj është i qartë i cili thotë se duhet pranuar marrëveshjen e cila është më e mira që mund ta ketë Kosova në tavolinë”, tha Sejdiu, njofton klankosova.tv.

Të ngjashme