Sekretari i Kuvendit: Vetëm një deputet ka hequr nënshkrimin nga nisma për shfuqizimin e Speciales

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 14:39 | Nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë tërhequr nënshkrimet nga kërkesa për shfuqizimin e Spciales pavarësisht deklarimit të djeshëm të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që “Gjykata Speciale do të ndodhë”.

Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës thanë sot për KALLXO.com se deri më tani, vetëm një deputet e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista e atyre që kërkuar shfuqizimin e kësaj gjykate të miratuar nga deputetët e legjislaturës së kaluar në gusht të vitit 2015.

Në listën e deputetëve që kanë kërkuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka më së shumti deputetë të PDK-së (19), parti e drejtuar nga vetë Kadri Veseli, si dhe deputetë të AAK-së (10), NISMA-s (6), një i AKR-së dhe komuniteteve pakicë.

“Vetëm Islam Pacolli ka tërhequr nënshkrimin zyrtarisht. Nënshkrimet tjera nuk janë tërhequr”, tha Ismet Krasniqi.

Pacolli e kishte tërhequr nënshkrimin e tij më 22 dhjetor të vitit të kaluar, ditën kur e kishte dhënë atë nënshkrim, me arsyetimin se nuk ka qenë në dijeni për çka ka nënshkruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme