Sekuestrohen dy automjete në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës bashkë me Doganën, ditën e djeshme gjatë një plani operativ kanë sekuestruar dy vetura në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri.

Sipas njoftimit, veturat kanë qenë me targa të huaja, me ç’rast dy shoferët u janë shmangur pagesave doganore e që janë të obligueshme, raporton Ekonomia Online.

Veturat janë sekuestruar dhe rasti ka vazhduar në procedura tjera hetimore.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 13. 03. 2024

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, respektivisht ekipi i përbashkët i Task-Forcës i përbërë nga zyrtarë të Policisë Kufitare nga DRK-Veriu dhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ me datë 12.03.2024 në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli të automjeteve, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja me drejtues 2 meshkuj kosovarë, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore.

Lidhur me rastet automjetetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës.

Të ngjashme